Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

06.12.2025 12:05

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu...

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të jenë më të bollshme në pjesët jugore.

Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull në lugina të caktuara. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë pas here e fortë nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 6 deri në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 8 deri në 12 gradë.

Në Shkup, me vranësira dhe reshje shiu dhe erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë 12 gradë.