Gjatë një jave, dogana sekuestroi mallra të ndryshëm
Brenda një jave zyrtarët doganorë parandaluan kontrabandë mallras...

Brenda një jave zyrtarët doganorë parandaluan kontrabandë mallrash të ndryshme dhe sekuestruan përkohësisht, 27 steka cigaresh, të cilat u zbuluan në Aeroportin e Shkupit gjatë kontrollit të valixhes së një pasagjeri i cili udhëtonte drejt Londrës.
Gjatë kontrolleve të ndara është gjetur një motor i përdorur automjeti në bagazhin e një makine, pako me lloje të ndryshme të ilaçeve. Vlera e ilaçeve të sekuestruara është mbi 83 mijë denarë.
Në një kontroll tjetër u gjetën edhe 58 pako me ilaçe veterinare për të cilat kërkohet leje importi, ndërsa u zbuluan në çantat e udhëtimit të dy pasagjerëve në pikën kufitare Stenje.
Në pikën kufitare në Dellçevë gjatë kontrollit u gjetën 5.600 euro. Në Bogorodicë, në gomën rezervë të një makine u gjetën 31 kuti cigare pa pulla akcize.
Doganierët zbuluan edhe pjesë të tjera të makinave, qilima, kremra, 84 kilogramë mjaltë, brava, uiski, konsola të përdorura për video lojëra, e të tjerë.
