Maqedoni
LSDM publikon “bombë” të re: 5.3 milionë euro për kompaninë e Ivica Tomovskit
06.12.2025 14:44
LSDM, ka akuzuar VMRO-DPMNE-në edhe më një skandal të ri koruptiv...

Sipas Aleksandar Sasha Dimitrijevic, LSDM po paraqet fakti dhe dëshmi në pa kontestueshme të pompimit sistematik të parave publike përmes kompanive të afërta me qeverinë. Sipas tij me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE -së, kanë lulëzuar biznesi i familjes Ivica Tomovski.
"Nga institucionet shtetërore dhe komunat, të udhëhequra nga DPMNE, kompania familjare e Tomovskit, e cila ka ndryshuar emrin, mori një shumë të pabesueshme prej 5 milionë e 360 mijë eurosh ose gjithsej 161 tendera. Kjo është pothuajse 5.5 milionë euro. Para të qytetarëve. Kompania e familjes Tomovski e rriti aktivitetin e saj të biznesit me 306%. Dhe kjo vetëm në vitin 2024. Në vitin 2025 aktual, e njëjta kompani ka marrë tashmë 10 tendera të rinj me vlerë gati gjysmë milioni euro”, u shpreh Aleksandar Sasha Dimitrijevic nga LSDM.
Tomovski: kompania e përmendur nuk është e imja
Tomovski, hodhi poashte akuzat e LSDM-së, duke pretenduar se nuk janë të vërteta.
“E vërteta rreth rastit është si më poshtë. Kompania e treguar nuk është e imja, as nuk kam ndonjë pjesë në të. Aktualisht nuk kam asnjë kompani private dhe jam i përqendruar vetëm në punën time si drejtor i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta. Kam punuar me ndershmëri, përgjegjësi dhe përkushtim gjithë jetën time, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, theksoi drejtori i shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta Ivica Tomovski.
Publikimet e LSDM-së, për VMRO-DPMNE-në janë gënjeshtra. Sipas tyre para se LSDM të përhapë manipulime, është më mirë që të kontrollojë informacionin e vet dhe pronarët e kompanisë së treguar.
“Nëse LSD kërkon korrupsion dhe krim, le të kontrollojë edhe spitalin modular, Soravian, plantacionet e marijuanës, blerjet e vaksinave të Filipçes, termocentralet fotovoltaike të vëllait të tij dhe Vices në Dojran, Audi Q8 e Filipçes, të blerë nga kompania që ia shiti qymyrin ESM-së tre herë më shtrenjtë, etj”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Nga LSDM-ja kanë paralajmëruar se do të publikojnë edhe dosje të tjera, të cilat janë tronditëse për opinionin.
FITIM KRYEZIU
