Maqedoni

“Safe City”, bie numri i shkeljeve në komunikacion

06.12.2025 15:01

Banorët e Shkupit gradualisht po adaptohen me rregullat e komunikacionit...

Banorët e Shkupit gradualisht po adaptohen me rregullat e komunikacionit dhe kamerat "Qyteti i Sigurt". Pjesmarrësit në Komunikacion kanë filluar të ngasin makinat e tyre me më shumë kujdes, por në të njëjtën kohë kërkojnë më shumë sinjalistikë rrugore e cila sipas tyre në shum vende mungon. 
 
“Kultura e Komunikacionit është në një nivel shumë të ulët, por kuptohet se duhet të ketë më shumë sinjalistikë rrugore”, u shpreh qytetari.
 
“Një ditë ishte tu e drejtu makinën, sinjalistikë nuk pashë, e disha se shpejtësia është 50 km/h, por ja që unë e kisha kaluar, dhe më erdhi paralajmërimi”, theksoi qytetari.
 
“Secili që dëshiron të jetë I sigurtë në Komunikacion, duhet ta respekton ligjin”, u shpreh qytetari.
 
“Të gjithë duhet ta kryejnë punën e tyre, edhe këmbësorët, edhe ngasit e automjeteve, por edhe ato të cilët duhet ti vendosin sinjalizimin”, theksoi qytetari.
 
Tejkalimit të shpejtësisë nuk i shpëtoi as Ministri i brendshëm Pançe Toshkovski. Ai sot njoftoi se është kapur ka kamerat në Komunikacion teksa siguroi se nuk do të ketë selektivitet në shkeljet e komunikacionit.
 
Nga ministria e brendshme thonë se për momentin nuk ka një statistikë se sa është numri i shkeljeve të rregullave në Komunikacion, por numri sipas tyre dukshëm është ulur në krahasim me ditën e parë.  
 
“Ky është ilustrimi më i mirë se si duhet të funksionon shteti. Sistemi vlenë, dhe vepron njëjtë për të gjithë, dhe nëse regjistron një shkelje paralajmërimi vijë, pa marrë parasyshë vetura e kujy është, nuk ka përjashtime, nuk ka selektim, dhe nuk ka persona të privileguar”, u shpreh ministri i brendshëm Pançe Toshkovski.
 
Ndryshimet ligjore për regullat e reja në Komunikacion janë dorëzuar në Kuvend, dhe për të njëjtat së shpejti pritet të miratohen.
 
FITIM KRYEZIU