Maqedoni
Mblidhen veterinerët e rajonit në Tetovë, diskutohen sfidat për profesionin e veterinerit
06.12.2025 15:35
Profesioni i veterinerit në Maqedoninë e Veriut është në rrezik...

Profesioni i veterinerit në Maqedoninë e Veriut është në rrezik për shkak të interesit të ulët nga të rinjtë. Sipas Dhomës së Veterinerëve, arsyet për këtë janë rrogat e ulëta dhe kushtet e vështira të punës pas përfundimit të studimeve, pavarësisht se vendi ka tre fakultete të veterinarisë.
“Interesimi për studime në mjekësisë e vetrinarisë ka rënë shumë, sidomos në dhënien e shërbimeve nëper kafshët në ferma , dhe interesimi rritet në kafshët që ruhen në shtëpi , dhe do bëhët një sfidë e madhe për dhënien e shërbimeve për kafshët në ferma në shtetin tonë”, u shpreh kryetari i dhomës së veterinerëve të Maqedonisë, Zharko Mihajllovski.
Me sfida të ngjajshme përballen edhe vendet e rajonit. Ervin Resuli nga Dhoma e Veterinerëve të Shqipërisë theksoi mungesa e interesit për profesionin janë të pranishme edhe në Shqipëri.
Megjithatë, ai shtoi se Qeveria shqiptare ka filluar të ndërmarrë hapa për të përmirësuar situatën, pasi hapja e kapitullit 12 për BE-në lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e ushqimit dhe profesionin e veterinari.
“Në te gjithë Evropën ka një mungesë të theksuar të veterinarëve për të vetmen arsye se flasim për një profesion që kërkon një kohë të gjatë të studimit dhe pasi ke përfunduar përsëri duhet të jesh në kohë me më të rejat e fundit të shkencës, është një profesion që për hir të vërtetës kërkon punë në teren nuk është një profesion zyre apo klinike.U bë gati tre vite, që Qeveria shqiptare ka një lloje kthim të syve sa i përket mjekësis veterinare.Herë pas here jemi mbështetur sa i përket trajnimit të vazhduar”, theksoi kryetari i dhomës së veterinerëve të Shqipërisë, Ervin Resuli.
Roli i vetrinerve është shumë i rëndësishëm pasi veç kujdesit për kafshët ata mbrojnë edhe jetën e njerëzve nga kafshët tha veterineri Rami Selmani.
“Vetrineri mbrojnë jetën e njerëzve nga kafshët , veterineri mbron që sëmundjet e kafshëve mos përhapen tek njerëzit , kemi rastin e brukulozës, turbokullozës që i kemi në Maqedoni dhe ne jemi pika parë që sëmundjet infektive mos barten tek njerëzit.” u shpreh Rami Selmani, Veteriner.
Këto komente u bënë sot në konferencën e organizuar nga Dhoma e Vetrinerve e Maqedonisë së Veriut, në Tetovë ku pjesmarës ishin edhe përfaqësues të disa shtetëve tjera.
VISAR SADIKI
