Dilema e madhe: A do të ndodhë 'Greksiti'?

28.05.2015 20:33

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është duke u përballur me një dilemë të madhe kohëve të fundit...

Ajo është në mëdyshje, nëse duhet apo jo që ta lejojë Greqinë që të dalë nga Eurozona, me frikën se Greqia do të përfundojë në gji të Rusisë, apo thjeshtë t’i fshijë borxhet që Greqia i detyrohet BE-së.

Merkel ka thënë se 'Greksiti' përbën një rrezik të madh sigurie dhe gjeopolitike për Bashkimin Evropian. Kjo dilemë që ka kancelarja mund ta bëjë atë rojë të Greqisë pa dijeninë e saj, vlerëson reporteri Mike Bird, transmeton Indeksonline.

“Rreziku për daljen e Greqisë nga Eurozona nuk ka qenë kurrë më i madh. Qeveria greke gati se ka harxhuar të gjitha paratë kesh, dhe me gjasë nuk do të mund të paguajë borxhin që ka ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar”, ka shtuar Bird. (indeksonline)