Maqedoni
VMRO-DPMNE dhe LSDM përplasje për migrantët dhe korrupsionin
07.12.2025 15:46
Afreat korruptive dhe migrantët ishin temat që përplasën...

Afreat korruptive dhe migrantët ishin temat që përplasën edhe sot VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, akuzoi Kryeministrin Mickovski për rrezikimin e sigurisë kombëtare përmes marrëdhënieve ekonomike me Mbretërinë e Bashkuar, duke u dakorduar për pranimin e emigrantëve nga ky vend.
“A është ky lajmi i madh ekonomik që Mickoski po shpallte me marrëveshjen e supozuar me Mbretërinë e Bashkuar? A është bërë një vlerësim sigurie për sjelljen e migrantëve nga Britania? A janë parashikuar rreziqet dhe më e rëndësishmja, a kemi një përgjigje për pyetjen - Pse Britania i refuzoi ata, dhe ne do t'i pranonim?”, u shpreh zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga VMRO-DPMNE-ja
“Me këtë marrëveshje për partneritet strategjik, parashihen një pjesë ë shumave të parave titakojnë vendit tonë me të cilat do të ndërtohen linja hekurudhore, autostrada, objekte shëndetësore dhe energjetike. Britania prej kur ka dalë nga BE me shumë vende të Ballkanit Perendimor harton marëveshje të tilla, me të cilat e kthen bazën legale të FRONTEX-it”, theksoi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE .
LSDM edhe sot auzoiVMRO-DPMNE-në për aferën koruptive në lidhje me Ivica Tomovskit.
“E kontrolluam këtë numër, dhe shikone fotografija e kujt na del, e Ivica Tomovskit. Për këtë shkak Agjencioni për Parandalim të Korupsionit, Prokuroria Publike patjetër duhet të ngrejnë hetime për konflikt të interesave, dhe hetim për korupsion në Qeverisjen e Mickovskit”, u shpreh zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Ka reaguar Tomovski, duke e vlerësuar këtë si tentim i LSDM-së për të mbushë boshllëkun dhe të mos flasë për viza të arta, llogari sekrete dhe biznese në Dubai.
“Taktika në të cilën hajni thotë "kapeni hajnin" është një strategji e natyrshme në një person të zhytur në frikë, të rrënuar moralisht dhe pa respekt elementar. Unë nuk jam pronari, dhe nuk kam lidhje të drejtpërdrejtë me kompaninë e lartpërmendur. Dje ata damkosën një kompani tjetër vendase që nuk është e imja, dhe sot njoftuan publikisht numrin tim të telefonit - një numër që e dinë të gjithë ata që më njohin”, thuhet në komuikatën e Ivica Tomovskit.
Sipas tij pse është "krim" që një kompani që nuk është e imja të marrë pjesë dhe të fitojë një tender, dhe nuk ishte krim kur kompanitë e Zaevit, ndërsa ai ishte kryeministër, morën pjesë dhe fituan tendera.
FITIM KRYEZIU
