Ja si mbrohen qytetarët në Indi nga i nxehti ekstrem (FOTO)
Numri i njerëzve në Indi që kanë humbur jetën arrinë në 1500. Kjo si pasojë e të nxehtit ekstrem...

Ky është numri më i lartë, i vdekjeve për shkak të valës të të nxehtit ndonjëherë në shtet," tha Tulasi Rani, komisioneri i posaçëm për menaxhimin e katastrofave në Andhra Pradesh të Indisë shkruan The Guardian , transmeton Indeksonline.
"Vitin e kaluar rreth 447 persona kanë vdekur për shkak të ngrohjes. Këtë vit vala e të nxehtit po vazhdon për një periudhë më të gjatë se në vitet e mëparshme".
Në vazhdim ju sjellim disa foto të rajoneve të ndryshme të cilat i ka kapluar vala e të nxehtit ekstrem:

Një fermer shihet i ulur në tokën e tij të thatë si pasojë e të nxehtit ekstrem që është duke mbretëruar

Punëtorë dhe elektricistë janë mbledhur për ti riparuar kondicionerët e vjetër

Dy gra nga India shihen tërsisht të mbuluara për tu mbrojtur nga vapa dhe rrezet ekstreme te diellit

Njeriu që shihet në këte foto është duke transportuar akull nga një fabrikë vendore (Indeksonlie)
