Maqedoni

Në forumin e Dohas 2025, Gashi takon Abdullah Al-Ghanim dhe Bill Gates

07.12.2025 16:03

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të Forumit të Dohas 2025 ka takuar Kryetarin e Këshillit të Shuras të Shtetit të Katarit, Hasan Bin Abdullah Al-Ghanim.
 
“Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe mundësitë për intensifikimin e komunikimit ndërmjet dy parlamenteve. Kryetari Gashi theksoi se e vlerëson në mënyrë të veçantë rolin e rëndësishëm të diplomacisë parlamentare, si një element thelbësor në ndërtimin e urave ndërmjet vendeve dhe popujve, sidomos në kohën e sfidave globale. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Grupet e Miqësisë dhe Bashkëpunimit që ekzistojnë në të dy parlamentet mund të jenë një vlerë e shtuar në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive lidhur me legjislacionin në fushën e zhvillimit ekonomik, energjetikës, digjitalizimit, si dhe ndryshimeve klimatike” Gashi gjitashtu realizoi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë të Katarit, z. Hasan Al Thawadi, i cili është përgjegjës për zhvillimin e industrisë filmike, thuhet në njoftimin zyrtarë. Në margjinat e Forumit të Dohas 2025, Gashi ka takuar edhe bashkëthemeluesin e ‘Microsoft’-it, Bill Gates. Në takim u diskutua mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave globale dhe mbështetjen e projekteve që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm, ka shkruar në facebook kryetari i Kuvendit të RVM-së, Afrim Gashi.