Maqedoni

Për shkak të festës, nesër do të ketë kufizime të transportit publik

07.12.2025 17:27

Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ka njoftuar se për shkak të festës shtetërore...

Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ka njoftuar se për shkak të festës shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit”, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës.
 
Zyra për shitjen e biletave do të punojë vetëm te Qendra Transportuese prej orës 08:00 e deri më 14:00.
 
Transporti me orar të rregullt kthehet nga dita e martë.