Botë
Bagdad, shpërthime në dy hotele, të paktën 10 të vdekur
29.05.2015 09:17
Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në dy hotele në qendër të Bagdadit mbrëmë, duke vrarë të paktën 10 persona...

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në dy hotele në qendër të Bagdadit mbrëmë, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke lënë 30 të tjerë të plagosur, sipas policisë dhe burimeve mjekësore.
Autoritet vendase kanë thënë se shpërthimet kanë ndodhur në një distancë kohore rreth 7 minuta nga njëri-tjetri, ndërsa bomba e parë ka shpërthyer në hotelin “Babylon”, në të cilin zhvillohen shpesh takime mes qeveritarëve dhe konferenca. Bomba e dytë ka shpërthyer pranë hotelit “Sheraton”.
Që prej datës 17 maj, kur ISIS mori nën kontroll qytetin Ramadi, i cili ndodhet në perëndim të Bagdadit, sulmet me bomba në kryeqytetin irakian janë rritur ndjeshëm.
