Botë

Amnesty International proteston për vrasjet në Pakistan

29.05.2015 09:20

Amnesty International ka protestuar lidhur me vrasjet në Pakistan, duke thënë se ekzekutimet e fundit janë duke u përdorur...

Amnesty International ka protestuar lidhur me vrasjet në Pakistan, duke thënë se ekzekutimet e fundit janë duke u përdorur për të "heshtur mospajtimin politik" dhe duke mbuluar shkeljet e të drejtave të njeriut.
 
Amnesty tha se qeveria ka ekzekutuar 140 njerëz kur ajo i dha fund një moratoriumi mbi dënimin me vdekje në dhjetor pasi talibanët kishin masakruar 154 nxënësit në Peshavar.
 
Pakistani ka ekzekutuar tre separatistë baluçë, të dënuar për rrëmbimin e një aeroplani në vitin 1998, në përpjekje për të detyruar Islamabadin që të ndalojë provat bërthamore në rajonin e tyre.
 
Ata kanë urdhëruar pilotin që të fluturojë drejt Indisë, por aeroplani ka devijuar drejtimin dhe është shpëtuar nga forcat e sigurisë.
 
Dy nga të dënuarit janë varur në provincën Sind, ndërsa i treti në Karaçi.
 
Ata kanë qenë të dënuar me vdekje për rrëmbimin e aeroplanit të kompanisë Pakistan Airlines, me 30 pasagjerë në bord, më 24 maj të vitit 1998, katër ditë para provës së parë bërthamore në Pakistan.