Mbyllja e vitit 2025 dhe integrimi, Kadriu: Ndryshimet kushtetuese mbeten porosi
Në muajin e fundit të vitit përmbyllet...

Në muajin e fundit të vitit përmbyllet edhe ecuria dhe rezultati i vendit në aspiratat euroitegruese. Konkretisht, më 17 dhjetor Këshilli Evropian përfundimisht publikon konkluzat që lidhen ngushtë me raportin e Komisionit Evropian, dhe praktikën e RMV-së në këtë drejtim.
Profesoresha universitare Besa Kadriu për TVM2 thotë se në fundvit do të ripërsëritet porosia për ndryshimet kushtetuese dhe reformat.
Sipas saj, pezullimi i detyrimeve që kanë mbetur në shtëpinë legjislative, pasqyron faktin se vendit i mungon vullnet politik dhe një dinamikë reale për ta zbutur ngërçin e brendshëm drejt hapërimit evropian.
“Unë kam bindjen që mungon ajo klasa politike në vend e cila duhet të theksojë me ngulm ndryshimet ksuhtetuese dhe kjo është një kërkesë legjitime, nuk është diçka që vetëm mund të parafrazohet ose vetëm mund të thuhet në pikëpamje jobazike, përkundrazi, ka baza, argumente të forta kushtetuese të cilat të themi e përafrojnë këtë shtet më afër BE-së nëse këto komponenta janë të përmbushura edhe më herët sipas atyre kondiktave që Bashkimi Evropian i porosit.” – tha profesoresha universitare, Besa Kadriu.
Sipas Kadriut, Unioni Evropian nuk e ka mbyllur portën e zgjerimit të saj, dhe, dëshmi për këtë janë Shqipëria dhe Mali i Zi, por edhe vendet tjera me situata të ndryshme politike, si Ukraina, Gjeorgjia e Moldavia.
“Barrën e këtyre proceseve më nuk e vendosin mbi Brukselin, por, barra kryesisht ngelet mbi Shkupin dhe autoritetet brenda vendore, të cilët duhet të përshpejtojnë këto procese që janë ngushtë të lidhura me dinamizmin ose procesin e lëvizjes së vendit drejt hapave të anëtarësimit në BE... BE- nuk i ka mbyllur dyert për këto shtete, të cilat mbartin mbi supet e tyre statusin e vendit kandidat, përkundrazi, kjo portë zgjerohet gjithnjë e më tepër me dinamizmin e mirëfilltë të kuturës politike, demokracisë, vullnetit politik dhe të një qeverisje të mirë, kur të korrespondojnë me standartet e nivelit të BE-së.” – deklaroi profesoresha universitare, Besa Kadriu.
Samiti i rregullt i Këshillit Evropian do të zhvillohet më 18 dhe 19 dhjetor, të cilit do t’i paraprijë samiti i një dite më parë, BE-Ballkani Perëndimor, ku në këtë të fundit, do të raportohen rezultatet dhe rekomandimet e vendeve aspirante nga Evropa Juglindore. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
