Shënohet 8 dhjetori, Shën Klimenti i Ohrit, urojnë krerët, ndahet çmimi shtetëror

08.12.2025 17:05

Me organizime të ndryshme Maqedonia e Veriut...

Me organizime të ndryshme Maqedonia e Veriut shënon 8 dhjetorin “Shën Klimnetin e Ohrit “si festë shtetërore dhe fetare ortodokse. Me këtë rast, krerët shtetëror në urimet e tyre ngritën lartë figurën e Klimentit të Ohrit dhe kontributin e tij në arsim e kulturë.  Kjo ditë le të jetë nxitje për një përkushtim edhe më të madh ndaj arsimit, shkencës dhe tolerancës së ndërsjellë, ka thekuar kryetari i kuvendit, Afrim Gashi në urimin e tij. 

“Kjo ditë na kujton se investimi në arsim, kulturë dhe dije është themeli më i fortë mbi të cilin ndërtohet një shtet i qëndrueshëm, i drejtë dhe demokratik”. - thuhet në urimin e kreut të Kuvendit.

Me këtë rast Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, duke uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës kombëtare të Shën Klimentit të Ohrit, thotë se përpara nesh kemi një detyrë të madhe për t’i rimësuar virtytet që mbështesi komunitetin.

“Mesazhi i Shën Klimentit për përulësi, mëshirë, dije dhe unitet, le të jetë udhërrëfyesi ynë dhe frymëzimi ynë për ta bërë shtetin maqedonas një vend të denjë, të drejtë dhe dinjitoz për të jetuar”.

Kjo festë na rikujton patjetërsueshmërinë për ta ruajtur dijen, kulturën dhe gjuhën, ka shkruar kryeministri i vendit, Hristjan Micksoski.

“Të vazhdojmë me ndërtimin e një shoqërie të fuqishme, nëpërmjet investimit tek të rinjtë, në dije dhe në pasurinë kulturore e cila na bashkon” – shkruan Mickoski.

Ndërkohë, me këtë rast, në kuvend u nda çmimi shtëtëror “Shën Klimenti i Ohrit” për tre figura të shquara në arsim e kulturë.

Vitomir Mitevski, Zhivoin Glishiq dhe Bedi Ibrahim janë lauretatë e këtij çmimi, për vitin 2025.

Kultivimi i shpirtërores është thelbësorja e qenies njerëzore. Ne krijohemi nga vetë kultura jonë. Kultura ka rëndësi edhe në planin nacional sepse ashtu sikur disa natyralistë tanë dhe veprimtarë të tjerë, qysh më herët e kanë kuptuar se kultura është thelb i një populli.” – tha Vitomir Mitevski, fitues i çmimit “Shën Klimenti i Ohrit”

Kisha Ortodokse Maqedonase feston me krenari kujtimin për Shën Klimentin e Ohrit, si Kryepeshkopi i parë maqedonas dhe njëkohësisht krijuesi i shkollës letrare të Ohrit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)