Londër, Zelensky takoi liderët evropian
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka takuar në Londër aleatët kyç evropianë. Makron, Merc dhe Strarmer riafirmuan mbështetjen ndaj Ukrainës si në konflikt ashtu edhe në arritjen e paqes.
Paraprakisht presidenti amerikan, Donald Trump, e akuzoi Zelensky-n se nuk e kishte lexuar propozimin më të fundit për paqe.
“Të gjithë jemi për paqe dhe për mbështetje të Ukrainës, por duam paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Shumë gjëra varen nga ne. Pas sanksioneve të fundit, ekonomia ruse vërtet po vuan dhe tani është koha të arrihet marrëveshja midis planit evropian dhe ukrainas me atë amerikan, në interes të sigurisë ukrainase”. – tha Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
“Kthesa e Ukrainës është kthesa e Evropës. Prandaj jemi këtu, për të parë çfarë mund të bëjmë. Kam mospajtime për disa detaje të dokumentit amerikan, dhe do të flasim për këtë.” – u shpreh Kancelari gjerman, Friedrih Merc.
“Tani jemi në një fazë kritike. Do të diskutojmë planin, por duhet të ketë një armëpushim të drejtë dhe një paqe të qëndrueshme. Ju keni mbështetjen tonë si në konflikt ashtu edhe në negociata.” – deklaroi Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
“Ju faleminderit, miq. Kjo është një çështje e ndjeshme dhe prandaj më e rëndësishme është uniteti mes Evropës dhe Ukrainës. Nuk mund t’ia dalim pa ju. Dhe tani duhet të marrim vendime të rëndësishme.” – theksoi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Jam pak i zhgënjyer që Zelensky ende nuk e ka lexuar planin, kështu ishte disa orë më parë. Për Rusinë është në rregull, edhe pse ajo do të donte më shumë ta pushtonte gjithë vendin. Nuk jam i sigurt që është në rregull për Zelensky-n. Ai nuk e ka lexuar planin, edhe pse për njerëzit e tij është i mirë” – nënvizoi Presidenti i SHBA-ve, Donalr Trump.
“Me eliminimin e mospajtimeve që ekzistojnë në marrëdhëniet bilaterale, krijohet hapësira për rivendosjen e tyre, në vend që ta thellojmë krizën” – tha mes tjerash Zëdhënësi i Presidentit rus, Vlladimir Putin, Dmitri Peskov.
