Maqedoni

Seancë e Komisionit të përhershëm anketues për zjarrin në diskotekën e Koçanit

09.12.2025 10:56

Sot pritet të nisë seanca e Komisionit të përhershëm anketues në kuadër të Kuvendit...

Sot pritet të nisë seanca e Komisionit të përhershëm anketues në kuadër të Kuvendit, në të cilën do të diskutohet për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan. Në seancë janë të ftuar edhe anëtarë të familjeve, si dhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri Pançe Toshkovski.
 
Ndërkohë pritet edhe formimi i Komisionit Anketues të propozuar nga shumica parlamentare, ku përveç zjarrit në Koçan do të përfshihen edhe ngjarjet e tjera tragjike: zjarri në spitalin modular në Tetovë, aksidentet rrugore në Laskarcë, Besa Trans dhe Durmo Tours.