Botë

Libia me kërcënim se do t'i kundërpërgjigjet aksioneve eventuale ushtarake të BE-së

29.05.2015 10:17

Libia do t'i kundërpërgjigjet veprimtarive ushtarake të BE-së për ndalimin e kriminelëve që kryejnë tregti me njerëz...

Libia do t'i kundërpërgjigjet veprimtarive ushtarake të BE-së për ndalimin e kriminelëve që kryejnë tregti me njerëz, deklaroi kryeministri i Qeverisë së panjohur libiane në Tripoli, Halifa al Haui për "Indipendent". 
 
"Libia është e gatshme që të përplaset dhe t'i përgjigjet veprimtarive ushtarake që i planifikon Bashkimi Evropian në tentative që të pengohen kontrabandistët  të përdorin shtetet e Afrikës Veriore si bazë për transportin e migrantëve përmes Mesdheut", paralajmëroi ai. 
 
Në intervistë Gaui e krahasoi këtë strategji me "mentalitet kolonial" të okupatorëve italianë në Libi nga shekulli i kaluar dhe konsideron se kjo është "tërësisht e paparanueshe në botën bashkëkohore."
 
"Nuk mund të vijnë dhe të na kontrollojnë. Nuk mund të kthehemi në epokën e vitit 1911, të vendosin të huajt. Kemi në dispozicion  mundësi të çfarëfdollojshme që të mbrohemi dhe këtë e kemi treguar  në histori", paralajmëroi Gaui. 
 
Për shkak të numrit të madh të refugjatëve nga Afrika dhe Lindja e Afërt të cilët  përdorin Libinë si pikë tranzite, Britania e Madhe dhe partnerët evropianë shqyrtojnë variante midis të cilave edhe  fundosjen e anijve të kriminelëve që kotrabandojnë njerëz dhe operacione të armatosura në Libi, citon "Indipendent"./mia