Maqedoni
Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe me cilësi të mirë
09.12.2025 12:50
NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, sot në mëngjes publikoi raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm...

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e marra nga analizat, pra të gjitha mostrat i plotësojnë kërkesat e Rregullores për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RM, nr. 183/18).
Nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, sot në mëngjes u publikua raporti javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, i përgatitur nga analizat e kryera nga Sektori për Kontroll Sanitar, i cili është laboratorja e parë në shtet që ka akredituar punën e saj sipas standardit ISO 17025:2018.
Sektori për Kontroll Sanitar, në periudhën nga 01.12.2025 deri më 05.12.2025, ka marrë 190 mostra për analizë fiziko–kimike dhe 190 mostra për analizë mikrobiologjike nga 46 pika matëse në qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të marra nga testimet, të gjitha mostrat i plotësojnë kërkesat e Rregullores për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RM, nr. 183/18).
