Botë

Numri i të vdekurve në Indi shkon në 1800

29.05.2015 16:02

Për shkak të temperaturave të larta të cilat janë aktive që nga fundjava e kaluar në Indinë Jugore, numri i personave të cilët kanë humbur jetën është rritur në 1826 persona...

 Temperaturat e larta, të cila kanë shënuar 50 gradë, në rajonet Telangana dhe Andhra Pradesh vazhdojnë të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme.

Temperaturat e larta ekstreme do të jenë aktive deri në fund të muajit.

Mes personave që kanë humbur jetën gjenden një numër i madh të moshuarish, persona të pastrehë dhe punëtorë të cilët janë të detyruar të punojnë në ambiente të hapura.

Mësohet gjithashtu se në rajonet ku temperaturat e larta janë të pranishme, janë anuluar lejet e mjekëve dhe personelit shëndetësor.

Nga kjo fatkeqësi personat që preken më shumë janë të varfrit. 

REJHANE BUSHI-METAJ