Ekonomi
KRrE: Ndryshohen çmimet e derivateve të naftës
09.12.2025 14:14
KRrE solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,10 % në raport me vendimin e datës 01.12.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 denarë për litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,009 denarë për kilogram.
Nga data 10.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- - Benzinë motori - ЕUROSUPER BS - 95 - 75,00 (denarë/litër)
- - Benzinë motori - ЕUROSUPER BS – 98 - 77,00 (denarë/litër)
- - Naftë motori - ЕURODIZEL BS (D-Е V) - 68,50 (denarë/litër)
- - Vaj për djegie - ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) - 66,50 (denarë/litër)
- - Mazut М-1 SU - 33,972 (denarë/kilogram)
