Liga e Konferencës, Sllovan Bratisllave humbi dy ndeshje rresht

09.12.2025 14:21

Skuadra e Sllovan Bratisllava ka pësuar disfatë me rezultat 2-o si mysafir në javën e 17-të, ndaj skuadrës së fundit deri sot në elitën e futbollit sllovak Koshice...

Kundërshtari i Shkëndijës në Ligën e Konferencës, Sllovan Bratisllava e ka pësuar humbjen e dytë rresht. Pas  humbjes në terren vendas nga Ruzemberok , në javën e 17-të, në transfertë me 2:0 u mundën nga skuadra e fundit në renditjen e kampionatit sllovak Koshice. Fitorja e skuadrës së fundit në renditje ishte befasia më e madhe në kampionatin e këtij vendi.

Me këtë humbje Sllovani, mbetet në vendin e parë në tabelë me 36 pikë, 1 më shum se Dunajska Streda, ndërsa edhe Koshice nuk lëviz fare në renditje dhe 11 pikë mbetet e fundit, e 12-ta.

Në renditjen e Ligës së Konferencës, pas 4 ndeshjeve skuadra tetovare ka 4 pikë, ndërsa Sllovani ka 3 pikë dhe ka 3 humbje, ndërsa Shkëndija 2 humbje 1 barazim e 1 fitore.