Muçi e Aliti në formacionin e javës në Turqi
09.12.2025 14:47
Ernest Muçi po kalon një formë të jashtëzakonshme...

Ernest Muçi po kalon një formë të jashtëzakonshme te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi realizoi të dy golat në fitoren kundër Goztepe. Muçi pas kësaj paraqitje ishte përfshirë në ekipin e javës së 15-të të ligës elitare të futbollit turk.
Sulmuesi anësor u vlerësua me notën 8.7. Në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, Muçi ka shënuar pesë gola.
Ndërkaq, mbrojtësi nga Kosova Fidan Aliti, ishte titullar tek Alaniaspor dhe i pakalueshëm në barazimin pa gola, 0:0 të skuadrës së tij ndaj Antaliaspor.
Aliti u vlerësua me notën 7.5 nga Sofascore.

