Avdyli në formacionin e javës në Slloveni

09.12.2025 15:36

Mesfushori kosovar Milot Avdyli...

Mesfushori kosovar Milot Avdyli, pati paraqitje e mrekullueshme në fitoren e Celjes ndaj Primorje me rezultat 4:1.

Anësori kosovar ishte i pandalshëm në krahun e djathtë  dhe pati statistikë të shkëlqyeshme për 79 minuta sa ishte në fushën e lojës.

Avdyli pati pesë pasime kyçe  dhe me paraqitjen e tij  si dhe notën 8.0 nga Sofascore, siguroi vend në ekipin e javës në Slloveni.

Avdyli në verë erdhi tek Celje nga ukrainasit e Vorskla Poltava.