Instituti i Biokimisë, 50 mijë analiza të tumor-markerëve
Në Klinikën e Onkologjisë...

Në Klinikën e Onkologjisë për momentin nuk kryhen analiza për tumor-markerët, të njëjtat kryhen në Institutin e Biokimisë 200 metër larg Onkologjisë, njoftoi drejtori i Fondit Shëndetësor. Sipas tij, në Institutin e Biokimisë kryhen analizat e njëjta dhe pikërisht aty realizohet edhe pjesa më e madhe e tyre.
Deri tani në këtë institut janë bërë rreth 50 mijë analiza të tumor-markerëve dhe numri më i madh i analizave lidhen me prostatën, me mbi 65 mijë testime të kryera deri në shtator, ndërsa për kancerin në vezore dhe kancerin e gjirit janë kryer mbi 20 mijë analiza.
“A mundet më mirë? Po, mundet më mirë në dy drejtime. E para duhet të ketë udhëzime të qarta për pacientët kur laboratori nuk ofron shërbimet e kërkuara, pra të mos shëtisin pacientët, dhe e dyta duhet të racionalizohet përdorimi i tumor-markerëve. Theksoj se pjesa më e vogël e këtyre tumor-markerëve përdoren për diagnostikim, siç është analiza PSA e prostatës, ku duhet të bëhen më tepër analiza.”, - deklaroi drejtori në FSSh, Sasho Klekovski.
Deri në shtator të këtij viti në nivel shtetëror janë kryer mbi 230 mijë analiza të tumor-markerëve, ku fondit i kanë kushtuar mbi dy milionë euro.
“Nëse ka 2 mijë e 500 pacientë kjo do të thotë se realizohen 10 mijë analiza në nivel vjetor. Çmimet për tumor-markerë janë të ndryshëm, pra këto rreth 250 mijë analiza kushtojnë mbi 2 milionë euro në shërbimet e faturave për fondin.”, - theksoi drejtori në FSSh, Sasho Klekovski.
Nga Fondi Shëndetësor gjithashtu informuan se nuk ka vonesa në pagesat e kapitacioneve për mjekët amë, të cilat janë rritur me 33 për qind, si dhe pagesat për pushimin e lehonave kryhen rregullisht. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
