Liga e Kampionëve, derbi evropian në “Giuseppe Meazza”

09.12.2025 15:44

Pas fitores së tyre të thellë në shtëpi kundër Comos...

Pas fitores së tyre të thellë në shtëpi kundër Comos, Interi po përgatitet të kthehet në Ligën e Kampionëve në “Giuseppe Meazza” kundër Liverpoolit. Nuk është aspak një ndeshje e lehtë për  të përzgjedhurit e Chivu, të cilët  duan të ruajnë serinë e tyre pozitive evropiane dhe të sigurojnë fitoren e tyre të pestë në gjashtë ndeshje.

"Unë besoj se Liverpooli me të cilin do të përballemi është një ekip që pasqyron thelbin e historisë dhe identitetit të tij. Vitin e kaluar ata fituan Premier League, e nisën mirë këtë vit dhe më pas kishin vështirësi.Kanë vlerë individuale dhe kolektive, dhe ne duam të sjellim intensitet dhe të bëjmë siç bëjnë ata. Të gjithë e dimë intensitetin e Liverpoolit, cilësinë që ata kanë, si individualisht ashtu edhe kolektivisht”. – tha trajneri i Interit, Kristian Kivu.

Liverpooli po përjeton një prej momenteve më të vështira teksa është në krizë rezultatesh, ndërkohë që edhe tensionet e brendshme janë në nivelet më të larta që u panë të shpërthejnë pas ndeshjes me Leeds pas deklaratës së fortë të Mohamed Salah.

"Ne e kemi njoftuar se nuk do të udhëtojë me ne. Pra, ky ishte i vetmi komunikim që kemi pasur me ate. Vendimi për të mos luajtur kundër Interit tregon reagimin tonë. Do të jetë shumë e vështirë sepse do të përballemi me një ekip të shkëlqyer që ka filluar kaq mirë në Itali dhe Evropë dhe ka qenë një forcë në sezonet e fundit në Ligën e Kampionëve.” – deklaroi trajneri i Liverpullit, Arne Slot.

Përveç superndeshjes në Milano, mbrëmja sjell edhe duele të tjera interesante. Bayern Munichu pret Sporting CP-në, ndërsa Barcelona ndeshet me Eintracht Frankfurt-in në “Camp Nou”.

Chelsea viziton Atalantan në Bergamo, një sfidë që mund të rezultojë më e vështirë sesa duket në letër. (Safet Ademi, TVM2)