Indiana e mundi Sakramenton, Nju Orleans 7 ndeshje pa fitore

09.12.2025 16:00

Mëngjesin mes të hënës dhe të martës në NBA u zhvilluan vetëm tri ndeshje. Dy skuadra udhëtuese iu gëzuan fitores....

San Antonio Spurs në transfertë me 135-132, e mundi Nju Orleans Pelicans, ndërsa pikët vendimtare për këtë fitore 9.1 sekonda para fundit të takimit i shënoi Dylan Harper. San Antonio Spurs në pushim shkuan me përsinë prej plus 20 pikë, ndërsa vendasit u kundërpërgjigjën dhe në çerekun e tretë kishin epërisë 102-100.

Me 24 pikë Harrison Barnes, ishte më i dalluari tek skuadra udhëtuese. Queen në radhët e Nju Orlenas, me 33 pikë, 10 kërcime e 10 asistime e shënoi “triple-double” e parë në karrierë. Për Nju Orleans, ishte kjo humja e shtatë me radhë.

Indiana Pacers në Indianapolis me 116-105 e mundi Sacramento Kings, për të cilët ishte humbja e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Phoenix Suns në Minneapolis me 108-105 e mundi Minnesota Timberwolves. Anthony Edwards  shënoi 40 pikë, por kjo nuk mjaftoi që Minnesota, të vazhdontë serinë e fitoreve. (Safet Ademi, TVM2)