Maqedoni
Familjarët e viktimave të Koçanit në Kuvend, në sy të funksionarëve, kërkuan drejtësi
09.12.2025 16:03
Në seancën në Kuvend u gjet parashtresa e familjarëve të viktimave të Koçanit në diskotekën “Puls”....

Në seancën e komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut u gjet parashtresa e familjarëve të viktimave të Koçanit në diskotekën “Puls”. Përpara syve të krerëve shtetërorë, deputetëve dhe funksionarëve të tjerë, familjarët e viktimave kërkuan drejtësi për tragjedinë, sanksionim dhe dënim të fajtorëve, si dhe kërkuan që siguria të vihet si prioritet i parë i shtetit, në mënyrë që të parandalohen tragjedi të reja.
“Lufta jonë për drejtësi të vërtetë nuk është vetëm e jona, nuk është vetëm për fëmijët tanë. Kjo është luftë për të gjithë fëmijët në këtë shtet. Jo vetëm për ata, por edhe për gjeneratat e ardhshme. Ne nuk duam revansh politik, por jetesë, drejtësi dhe siguri. Dhimbja jonë është e pashërueshme, por besojmë se me sigurimin e përgjegjësisë dhe drejtësisë, ndoshta do të kemi qetësi në shpirt, të dimë se një tragjedi tjetër si kjo kurrë nuk do të përsëritet.”, - u shpreh një nënë, Marija Petrushova.
Ndërkaq, deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ivanka Vasilevska, duke shprehur keqardhje për jetët e humbura, kërkoi dorëheqje nga kryesuesi i komisionit, Apasiev, për arsye të retorikave të tij mbi veprimet e Prokurorisë. Apasievi me përgjigje se s’do të dorëhiqet.
“Kjo akuzë duhet të bjerë para gjyqit, sepse është i paqëndrueshëm. Me këto vërtetimet tuaja, ju paraprakisht vërtetoni se aktakuza do të bjerë. Vërtetoni se nuk ka lidhje kauzale, e riprodhoni temën e mbrojtjes së të akuzuarve, jo të atyre që rrinë këtu. Publikisht e diskreditoni Prokurorinë Publike dhe në mënyrë indirekte bëni presion mbi gjykatën në veprim aktiv. Të gjithë këto veprime e vënë pozicionin tuaj në përplasje direkte me parimet bazë të shtetit të së drejtës dhe parimet ligjore të paanshmërisë.”, - theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ivanka Vasilevska.
“Sipas Kushtetutës, gjetjet e komisionit janë bazë për fillimin e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë për bartësit e funksioneve publike. Çfarë përgjegjësie? Kuptohet përgjegjësi politike, që të mos kemi ministër në qeverinë aktuale, që me veturë zyrtare shkon në gjykim. Për këtë arsye është ky komision.”, - deklaroi kryesuesi i Komisionit, Dimitar Apasiev.
Në mbështetje të kërkesës për drejtësi të familjarëve të tragjedisë në Koçan doli deputeti Sali Murat.
“Dhimba juaj është përgjegjësi e jona. Kërkesat tuaja janë mandati ynë, lufta juaj për drejtësi është obligim i ynë kushtetues. Kam lexuar me kujdes parashtresën tuaj të nënshkruar dhe kërkesat tuaja janë legjitime.”, - u shpreh deputeti i Frontit Evropian, Sali Murat.
Drejtësi dhe zbardhje të tragjedisë kërkuan edhe vullnetarët nga iniciativa qytetare “Mbështetni Koçanin”. Sipas tyre, kjo nuk është pyetje për politikë, por çështje për jetë në Koçan. Ata shtuan se nuk do të tërhiqen dhe do të luftojnë deri në fund të drejtësisë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAU
