Maqedoni
Më 13 dhjetor protestë në Shkup, do t’i kërkohet Hagës lirimi i ish-krerëve të UÇK-së
09.12.2025 16:16
Këshilli Organizativ i protestës së thirrur për 13 dhjetor në Shkup...

Këshilli Organizativ i protestës së thirrur për 13 dhjetor në Shkup, ka bërë të ditur se përmes një tubimi paqësor do të kërkojnë lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, siç vlerësojnë ata, padrejtësisht po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë. Nga ky këshill njëherësh theksojnë se protesta në Shkup është thirrur sipas ligjit, ndërsa vjen pas asaj në Prishtinë, Tiranë, Strasburg dhe Hagë.
“Qëllimi jonë i vetëm është që të kërkojmë drejtësi dhe të solidarizohemi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimit dhe gjithë të tjerët të cilët padrejtësisht po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë. Ne nuk i thërrasim protestat dhe nuk i kemi thirrur asnjëherë që të kundërshtojmë ose kundër drejtësisë, por protestat tona pikërisht në këtë rast ku po atakohet lufta e shenjt e jona, UÇK protestat i kemi thirr dhe çdo individ që i përgjigjet kësaj proteste flet në vete dhe kërkon drejtësi. Atje është duke ndodhur padrejtësi. Në rastin e parë kërkohet drejtësi, ndërsa protesta është e orientuar ku atje po ndodh padrejtësi…Kjo Gjykatë është politike, dhe qëllim të vetëm ka dhe nuk do të arrij luftën tonë të drejtë dhe të pastër me gjitha ato që ka bërë ushtria, policia dhe shteti serb në Kosovë.“, tha theksoi ryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.
“Konform ligjit për organizim të protestës kemi adresuar dy kërkesa për protestë në qytet të Shkupit, konform ligjet për vetëqeverisjes lokale për sheshet dhe lokalet kompotent është qyteti i Shkupit kemi bërë kërkesa para dy javë dhe të njëjtën kërkesë e kemi bërë para një jave, kemi marrë një konkluzion për ta paguar taksën komunale gjë që e kemi bërë, dhe presim proces e sipër për të na dhënë lejen. Nuk mendoj se duhet të ketë ndonjë pengesë për arsye se kjo është e drejtë kushtetuese në vendin tonë, jemi shtetas në vendin tonë. Kjo protestë nuk është e adresuar kundrejt ndonjë entiteti kjo është protestë mbi partiake puro shqiptare dhe këtë protestë shqiptarët nuk duhet ta përkrahin parimisht por realisht.”, theksoi Bujar Dardhishta nga Këshilli Organizativ i protestës në Shkup.
