Maqedoni
Mexhiti: Do të japim leje për protestën në mbrojtje të UÇK-së
09.12.2025 16:27
Mexhiti ka deklaruar se në parim e mbështet protestën në mbrojtje të krerëve të UÇK-së...

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar se në parim e mbështet protestën në mbrojtje të krerëve të UÇK-së, dhe se si kryetar i Çarit, ku do të mbahet protesta, do të japë pëlqim për mbajtjen e saj.
Këto komente, Mexhiti i ka bërë në një prononcim për VOX Kosova, ku thekson se protesta është e drejtë, demokratike dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenari kombëtare.
“Në parim po e mbështes. Protesta është e drejtë demokratike. Ne protestën e konsiderojmë vlerë demokratike edhe UÇK-ja është krenari kombëtare e jona.”, deklaroi Mexhiti.
Protesta është mbështetur nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.
