Kulturë

Rama: Lahuta, pjesë e UNESCO-s

09.12.2025 16:48

Një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës...

Një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është përfshirë zyrtarisht në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s në listën për nevojë urgjente mbrojtjeje.
 
Lajmi është bërë publik nga vetë UNESCO dhe u nda nga kryeministri Edi Rama dhe nga ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja. Ministri Gonxhja shkruan se ky sukses është rezultat i një procesi të gjatë, kërkimor, të udhëhequr nga grupi prej 5 studiuesish. Puna e tyre dhe kërkimet në terren finalizoi një dosje të standardeve më të larta të UNESCO-s, e dorëzuar në mars të vitit 2024.
 
Procesi u mbështet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim në kuadër të marrëveshjes për përgatitjen e dosjeve të trashëgimisë jomateriale shqiptare.
 
Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se mbeten të angazhuar për të ruajtur, promovuar dhe fuqizuar këtë pasuri të rrallë kulturore, duke mbajtur të hapur edhe bashkëpunimin e ardhshëm me Kosovën.
 
LULJETA NDOKA