Maqedoni
Qeveria propozon shkarkimin e prokurorit Kocevski
09.12.2025 17:20
Qeveria miratoi propozimin për shkarkimin e Ljupço Kocevskit...

Qeveria miratoi propozimin për shkarkimin e Ljupço Kocevskit, duke vazhduar procedurën, e cila ishte pezulluar gjatë periudhës zgjedhore.
Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, tha se ky vendim i Qeverisë vjen për shkak të gabimeve të mëdha profesionale nga Kocevski në drejtimin e Prokurorisë Publike, që kanë sjellë ulje të efikasitetit dhe funksionimit të Prokurorisë.
“U miratua propozimi për shkarkimin e Ljupço Kocevskit nga funksioni prokuror publik, me çka e vazhdojmë procedurën, e cila në përputhje me kufizimet ligjore u ndërpre përkohësisht në periudhën zgjedhore. Qëllimi ynë mbetet i paluhatur - forcimi i shtetit juridik dhe sigurimin e funksionimit pa pengesë të funksionimit të organeve të ndjekjes në shërbim të qytetarëve. Në bazë të nenit 88 alinea një e ligjit të Prokurorisë Publike, me mendim paraprak nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, Qeveria i propozon Kuvendit që nga funksioni prokuror publik i Republikës së Maqedonisë ta shkarkojë Ljupço Kocevskin, për shkak të gabimeve të mëdha profesionale gjatë udhëheqjes me Prokurorinë Publike që sjell deri te ulja e efikasitetit dhe funksionalitetit të Prokurorisë Publike, nxjerrja e paautorizuar e informacioneve dhe të dhënave për lëndë gjyqësore, me çka e ka shkelur obligimin për fshehtësi në procedurë sipas ligjit. Cenim të integritetit të Prokurorisë Publike dhe integritetit personal, duke mos reaguar në përputhje me obligimet e parapara në Kushtetutë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën.”, - deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
