Maqedoni

Mickoski: Nuk mund të ketë drejtësi në Komision Anketues

09.12.2025 17:43

Me gjithë pretendimet e opozitës se nuk do të marrim pjesë në Komisionin Anketues...

Me gjithë pretendimet e opozitës se nuk do të marrim pjesë në Komisionin Anketues për tragjedinë në Koçan, në komision ishim të pranishëm i gjithë kreu shtetëror, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Megjithatë, ai thotë se në Komision Anketues nuk mund të ketë drejtësi, por siç tha ai dikush në kontinuitet po bën ekzibicione të këtilla.
 
“Edhe pse opozita u përpoq të krijojë si zakonisht fotografi të rrejshme se nuk do të paraqitem unë, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, gjatë debatit anketues, e patë se ishim të gjithë të pranishëm, edhe presidentja erdhi të jetë pjesë e debatit anketues, kryetari i Kuvendit, unë personalisht, kështu që ishim këtu për të dëgjuar, i dëgjuam qëndrimet e prindërve. Pyetja e vërtetë është pse u prit me muaj të caktohet ky Komision Anketues dhe ndjenja ime nga ky Komision Anketues është se të gjithë flasim për drejtësi dhe kam ndjenjën se një nga kërkesat kryesore të prindërve është pikërisht ajo, që të ketë drejtësi. Drejtësi në Komision Anketues nuk mund të ketë, drejtësi mund të ketë në kuadër të procesit gjyqësor, diçka që unë e kam thënë. U lexua edhe letra e prokurorit publik në të cilën ai thotë se nuk mund të jetë i pranishëm, sepse nëse i nxjerr faktet dhe detajet nga hetimi, atëherë do të ndikojë në hetim. Këtu parashtrohet pyetja, pse dikush në kontinuitet bën ekzibicione të këtilla politike?”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.