Botë
Arrestohen dy të rinj në Britani, dyshohet se do të kryenin sulme terroriste
29.05.2015 11:37
Policia britanike arrestoi dy të rinj në dy qytete në perëndim të Londrës...

Dyshohet se ata ishin duke përgatitur sulme terroriste, thuhej në një deklaratë të policisë.
Identitetet e dy personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur, por, sipas policisë, bëhet fjalë për një femër 23 vjeçare dhe një 24 vjeçar, të cilët mendohet se njiheshin me njëri-tjetrin.
Në një postim në “Twitter”, policia tha se arrestimet u kryen njëkohësisht rreth orës 19:40 të ditës së enjte.
24 vjeçari u arrestua në qytetin e Readingut, ndërsa vajza në Vokingham. Policia britanike nuk ka dhënë informacione të mëtejshme për dy personat e arrestuar.
