Botë

Valeri Amos: Urgjentisht ndërpriteni luftën në Siri

29.05.2015 12:03

Shefja e Zyrës së KB-ve për Çështje Humanitare Valeri Amos i bëri thirrje fuqive botërore për të marrë masa për të ndaluar luftën në Siri që zgjat katër vjet...

Në raportin e saj të fundit dërguar KS-së të OKB-së para largimit nga detyra, Amos paraqiti listën e krimeve nga sulmet me bomba në treg përmes sulmeve ndaj objekteve shëndetësore dhe ndalimin e dërgesës së ndihmave humanitare si dhe përdorimin e klorit për të terrorizuar civilët.
 
"Më shumë se katër vjet jemi duke parë se si Siria po zhytet gjithnjë e më shumë në dëshpërim, duke tejkaluar edhe atë që vëzhguesit më pesimistë mendonin se do të jetë e mundur", thekson ajo.
 
"Unë e di se nuk ka përgjigje të lehta apo zgjidhje të shpejta. Por ne nuk mund ta lëmë Sirinë që t'i dorëzohet dëshpërimit", tha më tej Amos.
 
Në muajt e fundit ajo disa herë ka shprehur pakënaqësi rreth dështimit të KS të KB-ve për të miratuar masa të reja për të lehtësuar vuajtjet e civilëve dhe të hartojnë udhëzime për një zgjidhje politike të krizës./mia