Botë
Zelenski i gatshëm për zgjedhje, por me kushte
10.12.2025 12:18
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, u shpreh i hapur për zgjedhje të reja në Ukrainë...

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, u shpreh i hapur për zgjedhje të reja në Ukrainë, por vetëm nëse ka kushte për zgjedhje demokratike. Më parë presidenti i ShBA-së, Tramp, pati kërkuar zgjedhje të reja.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, mund të përfytyrojë zgjedhje në Ukrainë edhe në kushtet e luftës. Por, për këtë duhet të përmbushen dy kushte: Duhet të krijohet një bazë ligjore dhe të garantohet siguria e zgjedhjeve, tha Zelenski para gazetarëve në Kiev. ShBA-së dhe partnerëve evropianë Zelenski u kërkoi mbështetje që të mund të garantojnë sigurinë e zgjedhjeve. Nëse plotësohen këto kërkesa presidenti ukrainas mendon se brenda 60 apo deri në 90 ditë mund të zhvillohen zgjedhjet.
Shumë njerëz në Ukrainë i refuzojnë zgjedhjet gjatë luftës – edhe pse aktualisht është e paqartë, se sa mund të garantohen zgjedhjet në territoret e pushtuara nga Rusia ose në rajonet me luftime.
