Barcelona dhe Bayerni fitojnë me përmbysje

10.12.2025 12:51

Barcelona në stadiumin e tyre mitik Camp Nou, u kthyen edhe në Ligën e Kampionëve...

Barcelona në stadiumin e tyre mitik Camp Nou, u kthyen edhe në Ligën e Kampionëve, por golit të parë iu gëzuan gjermanët e Eintracht. Barcelona ia doli të rikthehet dhe me përmbysje ti gëzohet fitores në raundin e 6-të të fazës së grupit në Ligën e Kampioneve. Autor i të dy golave ishte mbrojtësi Jules Kounde. Barcelona ngjitet në pozitën e 14-të me 10 pikë, ndërsa Frankfurti mbetet me 4.
 
Po ashtu me përmbysje edhe Bayern Munich me 3:1 e mundi Sporting. Në “Allianz Arena” të Munichut, 17-vjecari Lennart Karl, e shëoi golin e tij të tretë në sezonin e sivjem tek kampionët. Bayern Munich me 15 pikë në pozitën e dytë është barazuar me kryesuesin Arsenalin, që ka një ndeshje më pak. Skuara londineze sonte përballet me Club Brugge. Sportingu me 1o pikë, për momentin mban pozitën e 9-të. (Gazetar: Safet Ademi)