Monaco ndal serinë e fitoreve të Galatasarayt

10.12.2025 12:55

Galatasaray ka pësuar disfatë nga Monaco me rezultat 1:0.

Pas tri fitoreve rresht në Ligën e Kampionëve, Galatasaray, ka pësuar disfatë nga Monaco me rezultat 1:0. Golin e vlefshëm tre pikë e shënoi Balogun (68) edhe pse në minutën e 51-të, Zakaria humbi penalti.
 
Marseille, Galatasaray dhe Monaco, me nga 9 pikë, janë renditur nga pozita e  16 deri 18-tën. Po aq pikë ka edhe një Neëcastle në pozitën e 15-të, me një ndeshje më pak. (Gazetar: Safet Ademi)