Maqedoni

Komiteti i Përzier BE-RM, Alojz Peterle po qëndron në Shkup

29.05.2015 12:44

Bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar i Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, Alojz Peterle, po qëndron në Maqedoni...

Peterle është takuar tashmë me deputetin, Kenan Hasip, i cili është bashkëkryesues i Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE dhe me anëtarët e tjerë të këtij komiteti.

Takimi i fundit i 12-ti me radhë i Komitetit të Përzier Parlamentar u mbajt në Parlamentin Evropian në Strasburg nga fundi i nëntorit 2014 dhe pasoi pas zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Në takimin, i cili për herë të parë u mbajt në mandatin e ri, u shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sundimin e ligjit, reformimin e gjyqësorit dhe administratës, luftës kundër korrupsionit, për lirinë e shprehjes dhe mediave etj.