Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, Davkova: Ndarje të drejtë të mjeteve

10.12.2025 15:26

Jemi shtet me hapësirë të kufizuar fiskale...

Jemi shtet me hapësirë të kufizuar fiskale, por me obligime serioze reformuese, prandaj buxhetimi i mençur nuk është përzgjedhje, por obligim. Kështu deklaroi presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, në hapje të Forumit Ndërkombëtar me temë “Një e ardhme e qëndrueshme e përgjegjshme gjinore”, të organizuar nga Rrjeti Rajonal për Buxhetim të Ndjeshëm Gjinor.

“Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është instrument i shprehur transformues, pasi paraqet ndryshim sistemor në mënyrën se si shteti i sheh, i kupton dhe zgjidh nevojat shoqërore, prandaj unë dëshiroj më shumë të flas për atë se buxhetimi i përgjegjshëm gjinor në fakt është buxhetim i mirë, pasi i zbulon pabarazitë e fshehura prapa linjave buxhetore dhe mundëson vlerësim real, si dhe ndarje më të drejtë të mjeteve publike për nevojat edhe të grave edhe të burrave.”, - deklaroi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Integrimi sistemor i perspektivës gjinore në planifikimin dhe realizimin e buxhetit ende nuk është i plotë, tha presidentja, sipas të cilës sektori joqeveritar është partner i Qeverisë në realizimin e obligimeve që dalin nga kjo reformë.

“Jam e bindur se bëhet fjalë për investim në institucione më rezistuese dhe për buxhet që me të vërtetë do t’i shprehë nevojat e të gjithë qytetarëve pa përjashtim në frymën e vlerave themelore kushtetuese drejtësi dhe barazi.”, - theksoi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Në forum u theksua se sektori joqeveritar i vendit kontribuon në mënyrë aktive në koalicionin rajonal me mbi 100 anëtarë në rrjetin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. (Gyltene Sinani, TVM2)