Rajon
Osmani pret Begajn, Kosova dhe Shqipëria pranë njëra-tjetrës
10.12.2025 15:55
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në një takim të fundvitit presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj....

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në një takim të fundvitit presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Në fokus të takimit mes presidentëve të dy shteteve ka qenë forcimi i bashkëpunimit dhe rëndësia që Kosova dhe Shqipëria të qëndrojnë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.
“Në një takim të ngrohtë të fundvitit, sot pata kënaqësinë ta pres presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin biseduam për bashkëpunimin tonë të pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka shtuar se në prag të festave të fundvitit ka përcjellë urimet më të përzemërta për presidentin Begaj, duke shprehur dëshirën që viti i ardhshëm të sjellë më shumë afërsi, bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt integrimit evropian për të dy vendet.
