Sindikatat takuan kreun e KGj-së, kërkojnë rritje pagash dhe punësime të reja
Rritja e pagave të punonjësve gjyqësorë....

Rritja e pagave të punonjësve gjyqësorë, shlyerja urgjente e shtesave në paga që nuk i kanë marr që nga muaji mars, si dhe punësimet e menjëhershme në të gjithë administratën gjyqësore ishin në qendër të diskutimit të sotëm mes përfaqësuesve të Sindikatës së Pavarur të Administratës Gjyqësore dhe kryetarit të Këshillit Gjyqësor.
Ata u zotuan se do të bashkëpunojnë për të kërkuar zgjidhje dhe do të drejtohen tek institucionet për të adresuar këto probleme.
“Sot patëm takim konstruktiv, ku kërkuan dhe propozuam mënyrën e zgjidhjes së problemeve tona. Njëherësh kërkuam që të plotësohen vendet e zbrazura në administratën gjyqësore, që janë krijuar për shkak të pensionimit apo largimit të të punësuarve, sepse aktualisht të punësuarit në administratë, pa dallim se në cilët pozicione ata punojnë, ku ata kryejnë me nga 2-3 ose 4 detyra të tjera. Në këtë drejtim ne kërkuam që të sigurohen më shumë mjete në buxhet që supozoj se vitin tjetër do të jetë 0.8 për qind të dedikuara për punësime të reja në sistemin gjyqësor. Njëherësh kërkuam dhe propozuam zgjidhje konkrete të përllogaritjes së pagave dhe të shtesave.”, - deklaroi Goran Ristevski nga Sindikata e Punëtorëve të Administratës Gjyqësore, Organet e Drejtësisë dhe Shoqatat e Qytetarëve.
“Kërkojmë pagat e shërbimit administrativ gjyqësor të jenë të lidhura me pagat e gjyqtarëve, respektivisht në ligjin për gjykatat të hyjë edhe ligji për shërbim gjyqësor, me ç’rast do të jemi të lidhur rreth 60 apo 70% me pagat e gjyqtarëve, ku do të sigurohet edhe metodologjia e rritjes së pagave, siç do të rriten pagat e gjyqtarëve, njëjtë të rriten pagat e nëpunësve gjyqësorë.”, - theksoi Jasmina Veliçkovska nga Sindikata e Punëtorëve të Administratës Gjyqësore, Organet e Drejtësisë dhe Shoqatat e Qytetarëve.
Në rast se nuk gjendet zgjidhje urgjente, përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur nuk përjashtojnë mundësinë të organizohet grevë nëpër të gjitha gjykatat e vendit.
Sipas të dhënave të sindikalistëve, administrata gjyqësore aktualisht numëron rreth dy mijë të punësuar. (Rexhep Qamili, TVM2)
