Botë

Tërmet i fortë e goditi Alaskën

29.05.2015 13:32

Tërmet me intensitet prej 6,8 ballësh sipas shkallës së Rihterit e goditi sot Alaskën...

Epiqendra e tërmetit ka enë në jugperëndim të Alaskës në 110 kilometra nga Ugashik, në një thellësi prej 33 kilometrash. 
 
Nuk ka rrezik nga paraqitja e cunameve në këtë rajon. 
 
Tani për tani nuk ka informacione për viktima eventuale apo për shkaktimin e dëmeve materiale. 
 
Me mbi njëqind vullkanë dhe fusha vullkanike, Alaska është rajon sizmik aktiv, në të cilin tërmetet  janë dukuri të shpeshta.
 
Një tërmet, me intensitet prej 6,5 ballësh e goditi këtë rajon për në 29 tetor të vitit 1968 në rrethinën e lumit Jukon./mia