Filipçe: Migrantët do të vijnë në qershor
Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe...

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, njoftoi protesta nëse Kuvendi nuk miraton një rezolutë kundër pranimit të migrantëve. Ai potencoi se nuk ishte i kënaqur me përgjigjen e kryeministrit në pyetjen nëse migrantët e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar do të vinin në Maqedoni.
Filipçe tha se migrantët do të vijnë në qershor, përderisa VMRO-DPMNE dëshiron të organizojë paraprakisht zgjedhje të parakohshme.
“Skenari serb i VMRO-DPMNE-së filloi mbrëmë. Siç e dimë, disa ditë më parë kemi thënë se kryeministri Mickoski ka dakorduar marrëveshje që të marrim migrantë në vendin tonë. Presim përgjigje se a do t’u lejohet qëndrim, a do t’u sigurohet punë, a do të përfitojnë pasaportë maqedonase, a planifikojnë t’u ndërtojnë banesa sociale. Siç po shihni, përgjigje nuk ka dhe përgjigja është e qartë, migrantë do të ketë në muajin qershor në RMV. Pas refuzimit të djeshëm për British Times u konfirmua ajo që LSDM ka shpalosur për opinionin se po bëhet gjithçka që të defokusohet opinioni për problemin me migrantët, tani e tutje të gjithë e kemi të qartë se çka po përgatitet.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
