Dita ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta, Gashi: Të krijojmë kushte më të mira

11.12.2025 15:03

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi...

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në bashkëpunim me NDI organizuan një ngjarje dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.  

Ai theksoi rolin dhe angazhimin e institucioneve, për të ndërtuar procese më gjithëpërfshirëse, ku personat me aftësi të kufizuara të trajtohen me dinjitet dhe të marrin hapësirën që meritojnë, për të njohur  talentin, forcën dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm.
 
"Personat me aftësi të kufizuara nuk duhet të shihen përmes asaj që shoqëria shpesh e quan kufizime, por përmes asaj që ata përfaqësojnë vërtet. Ata janë një burim frymëzimi, energjie dhe talenti. Detyra jonë institucionale dhe morale është të krijojmë kushte, politika dhe mjedise ku ky potencial nuk do të mbetet i padukshëm, por do të marrë formën e plotë.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
 
Në këtë ditë u tregojmë bashkëqytetarëve tanë me aftësi të kufizuara se ata janë të dukshëm dhe se ne, si aktorë politikë, i kushtojmë vëmendje mirëqenies së tyre sociale kur krijojmë politika. Ky komunikim i rëndësishëm kryhet pikërisht përmes grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Vizioni për formimin e këtij grupi në vitin 2003 është të përfaqësojë një lidhje midis organizatave të personave me aftësi të kufizuara dhe Qeverisë.”, - theksoi Nikolla Micevski nga Grupi Parlamentar Ndërpartiak për Personat me Aftësi të Veçanta.
 
Mbi 94.000 persona me aftësi të kufizuara jetojnë në Maqedoni, nevojitet kujdes, solidaritet dhe humanizëm më i madh. 
 
Përfshirja nuk ndërtohet në letër, por me kushtet e nevojshme në terren për ta bërë jetën më të lehtë për këtë kategori qytetarësh, këto janë mesazhet në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta dhe Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)