Maqedoni

Sulmohen dhe plaçkiten imigrantë sirianë në Gjevgjeli

29.05.2015 14:01

Pesë emigrantë sirianë dje janë sulmuar dhe janë plaçkitur nga një grup njerëzish në fshatin Smokvica, Gjevgjeli...

Siç kumtoi MPB, ngjarja është raportuar dje në orën 10:30 në stacionin e policisë Gjevgjeli.
 
Pesë shtetasit sirianë të cilët në mënyrë të paligjshme kanë kaluan kufirin greko-maqedonas, në të njëjtën ditë rreth orës 01:20 në fshatin Smokvica janë sulmuar fizikisht nga ana e 7-8 personave të panjohur.
 
Sulmuesit nga emigrantët kanë marrë 1.000 euro dhe tre telefona celularë.
 
Nga ana e ndihmës emergjente mjekësore ata janë transferuar në Qendrën Mjekësore Gjevgjeli, ku oficerët e policisë kanë kryer bisedë me ta.
 
Merren masa për ndriçimin e rastit./mia