Maqedoni

Kuvend, mbërrin propozimi për shkarkimin e Kocevskit, Në Kuvend propozohet Alban Kadriu, si anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor

11.12.2025 16:55

Në Kuvend ka mbërritur propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit...

Në Kuvend ka mbërritur propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit, Ljupço Kocevski. Për procedurën e mëtejshme, Kuvendi ka njoftuar se do të japë informacione shtesë.
 
Procesi për shkarkimin e Kocevskit, i cili ishte ndërprerë pas tragjedisë në Koçan dhe ishte pezulluar përkohësisht gjatë periudhës zgjedhore, ka rifilluar me vendim të Qeverisë.
 
Ndërkohë me tetë vota “pro”, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime vendosi sot t’i propozojë Parlamentit Alban Kadriun, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova, si anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor.
 
Kadriu u propozua nga përfaqësuesi i koalicionit VLEN në Parlament, Bekim Qoku.