Sanksionimi nga sistemi “Qyteti i Sigurt” pritet të fillojë zyrtarisht më 1 shkurt
Sistemi “Qyteti i Sigurt” apo “Safe City”...

Sistemi “Qyteti i Sigurt” apo “Safe City” për regjistrimin dhe sanksionimin automatik të kundërvajtjeve në komunikacion zyrtarisht do të fillojë me gjoba më 2 shkurt, një muaj më vonë nga data e paralajmëruar më herët, konfirmuan nga MPB për portalin 360 shkallë. Autoritetet kanë vendosur ta shtyjnë fillimin, për shkak të nevojës për kontrolle të tjera teknike dhe harmonizim të procedurave juridike.
Kamerat do të jenë aktive në territorin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe përgjatë autostradave. Sistemi do të funksionojë me kamera fikse që do të regjistrojnë kundërvajtje në komunikacion, si tejkalimi i shpejtësisë, kalimi në semafor të kuq, automjetet e paregjistruara dhe do të plotësohet me automjete të specializuara policore që do të detektojnë parkimin e parregullt dhe kundërvajtjet e tjera.
