Maqedoni
Fondi për Sigurim Shëndetësor, kontrolle në institucionet shëndetësore
12.12.2025 15:19
FSSh-ja ka kryer kontrolle në funksionimin dhe menaxhimin financiar në institucionet...

FSSh-ja ka kryer kontrolle në funksionimin dhe menaxhimin financiar në institucionet publike shëndetësore. Kontrolle të jashtëzakonshme kanë kryer në Ndihmën e Shpejtë për vizitat në shtëpi jo vetëm në Shkup, por në të gjithë vendin dhe në 26 institucione shëndetësore publike në Shkup dhe në të gjithë Maqedoninë, informoi drejtori i Fondit Shëndetësor.
Sipas tij, në shërbimin e Ndihmës së Shpejtë u zbulua se disa shpenzime ishin faturuar dhe dorëzuar gabimisht në fond. Gjithashtu nuk kishte mjaftueshëm ilaçe, ato më themeloret që u nevojiten ekipeve të Ndihmës së Shpejtë.
Po ashtu, ekipet nuk kanë qenë të plota dhe në Shuto Orizare ekipi i vizitave në shtëpi nuk ka funksionuar dhe nuk ka pas informim Fondi për këtë, theksoi Klekovski.
“Këtu supozoj se aktiviteti shtesë dhe puna në gatishmëri po bëhen një problem kyç, sepse vetë fakti që tetë institucione nuk na kanë dhënë dokumentet tregon se ka probleme në punën në gatishmëri të pajustifikuar dhe ne duhet të japim një sinjal të qartë, sepse publiku pret që do të duhet t'i ndryshojmë këto gjëra, sepse mendoj se patëm një marrëveshje me mjekët amë dhe me shëndetin publik. Pagesat për kapitacion u rritën me 30 për qind, pagat në shëndetësi u rritën me 17 për qind, kështu që kontrata jonë sociale është të zgjidhim problemet duke rritur të ardhurat nga pagat. Nga ana tjetër, ne duhet të vendosim ligj dhe rend në mënyrën se si paguhen pagat.”, - theksoi drejtori i FSSh-së, Sasho Klekovski.
Nga Fondi Shëndetësor thonë se të gjitha parregullsitë që janë konstatuar nga ana e inspektorëve do të dorëzohen në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe tek Enti Shtetëror për Revizion.
VLORA LATIFI TOPOJANI
