Maqedoni

Konferencë mbi demokracinë, ekspertët: Të kontribuohet në kthimin e vlerave

12.12.2025 15:34

Demokracia në Maqedoninë e Veriut nuk është brenda korniza që mbështetet...

Demokracia në Maqedoninë e Veriut nuk është brenda korniza që mbështetet në vlerat dhe respektimin e ligjeve, ndërkohë në shoqërinë tonë kemi respektim selektiv të ligjeve, vlerëson profesori universitar, Oliver Andonov.
 
Ai shton se vendi duhet të orientohet në drejtim të mbështetjes së ligjeve dhe demokracisë evropiane, sepse në të kundërtën edhe më tej do të ulet besimi i qytetarëve në punën e institucioneve.
 
“Po lëshohen vlerat për të cilat demokracia lufton, për dallim nga ajo që promovon jovlera në shoqëri. Në Maqedoni mund të gjejmë shumë vërejtje ku nuk respektohen ligjet. Kemi situatë ku vetë demokracia rrezikohet nga bazat. Rënia e besimit të qytetarëve, edhe në pushtet edhe në strukturën politike, rënia e besimit në institucione, e tëra kjo shkakton një ndjenjë të vuajtjes tek qytetarët dhe kjo nuk kontribuon në zhvillimin e demokracisë.”, - deklaroi profesori universitar, Oliver Andonov.
 
Organizatat joqeveritare të japin mund në miratimin e vendimeve për sfidat me të cilat ndeshet demokracia në shoqërinë tonë, thotë aktivisti, Xhabir Derralla.
 
“Qëllimi i kësaj konference sikur i të gjitha ngjarjeve në suaza të këtij cikli, respektivisht i këtij programi, është që të kontribuojmë në miratimin e vendimeve sa më praktike që sjellin ndryshime për tejkalimin e problemeve të mëdha, me të cilat ballafaqohet demokracia, paqja, stabiliteti dhe të drejtat e njeriut në botë, përfshirë edhe vendin tonë dhe rajonin. Jetojmë në një botë të ndërlidhur dhe besoj se shoqëria jonë mund të ofrojë zgjidhje kreative për sfidat me të cilat ballafaqohet bota.”, - theksoi Xhabir Deralla nga “Civil Qendra”.
 
Këto komente u thanë në konferencën mbi mbrojtjen e demokracisë, horizontin e lirisë, organizuar nga “Civil Qendra”, projekt i mbështetur nga qeveria gjermane.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU