Maqedoni

Lëvizja “E di” pret që VMRO-DPMNE të distancohet nga deklarata e Milloshoskit

12.12.2025 17:05

Deputeti i Lëvizjes “E di”, Pavle Arsovski, sot reagoi ndaj deklaratave...

Deputeti i Lëvizjes “E di”,  Pavle Arsovski, sot reagoi ndaj deklaratave të nënkryetarit të Parlamentit dhe anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili mbrëmë shprehu dyshime për cilësinë e punës së ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov.
 
“Qëndrimi i Lëvizjes “E di” ndaj një sulmi kaq të hapur dhe brutal verbal ndaj integritetit personal të ministrit, i cili në 18 muajt e fundit ka qenë një nga ministrat më të suksesshëm në Qeverinë e kryeministrit Mickoski është si më poshtë: Antonio Miloshoski është i fundit që ka besueshmërinë për të dhënë mësime mbi standardet gjyqësore. Le t'i kujtojmë publikut maqedonas vetëm rastin e Koçanit. E dëgjuam të shpjegonte se çfarë do të bënte dhe çfarë do të rindërtonte nëse do të ishte kryeministër. Është mirë të kujtojmë, për fat të mirë për të gjithë, se ai nuk është as kryeministër, as nuk ishte, as nuk do të jetë.", - deklaroi deputeti i Lëvizjes “E di”, Pavlle Arsovski.